AstraZeneca ndan arsimtarët në Elbasan. Sa i janë përgjigjur thirrjes për vaksinim e sa jo

0

Nisja e procesit të vaksinimit në kulmin e debateve mbi pasiguritë për “AstraZeneca”-n i ka ndarë mësuesit në pro dhe kundër saj. Të azhornuar me lajme me efektet negative në disa njerëz në Europë, një numër i konsiderueshëm e kanë refuzuar thirrjen e drejtorive. Ndërsa të tjerë i janë bashkuar pa hezitim.

Në Elbasan ky raport është 50 me 50. Nga 1200 mësues, vetëm 611 janë përgjigjur me “Po”. “Mësuesit janë kategori e personave që janë shumë të mirinformuar, kemi qëndruar në kontakt me të gjithë pjesën, sepse është një proces shumë i rëndësishëm. Vënia në dispozicion e vaksinës s’ka pse të ketë hezitime. Nuk ka pse të ketë penalizime, nuk është e arsyeshme. Dikush mund të ketë dhe probleme shëndetësore, një pjesë e mësuesve edhe e kanë kaluar”.

Nga e shtuna deri më sot janë injektuar qindramijëra doza të “AstraZeneca”-s për mësuesit dhe procesi është shtrirë dhe po vazhdon thuajse në çdo rreth të vendit në mjediset e shkollave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu