Atentati ndaj prokurorit/ SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve

0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj.
Nw seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata.
Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.
Kujrojmë se atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë e të shtënave me armë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoj. Maloku ndërroi jetë i pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Po ashtu të plagosur mbetën edhe prokurori si dhe miku i tij Landi Muharremi, i cili ndodhej në automjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu