Dy punonjës të spitalit, tre mësues dhe një nxënës me Covid-19 në Elbasan

0

Covid-19 rikthehet sërish në spitalin e Elbasanit, konfirmohen dy punonjës të infektuar

Covid-19 kthehet sërish në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Burime konfirmojnë se kanë rezultuar pozitivë një çift bashkëshortesh, ku gruaja është infermiere në repartin e Martenitetit.

Ndërsa bashkëshorti punon në recepsionin e Patologjisë. Mësohet se janë karantinuar edhe dy infermierë të tjerë, pasi kanë pasur kontakte me bashkëshortët.

Infermierët që janë karantinuar janë njëri në repartin e Urgjencës tjetri në atë të Ortopedisë.

Gjithashtu janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”. Zyrtaret e ISHP marrin nesër vendimin nëse do të vijohet apo jo mësimi në këtë gjimnaz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu