Atentati në Vlorë/ Biznesmeni u qëllua më shumë se 30 herë, zbardhet dëshmia e pasgjerit

0

 

Zbardhet e dëshmia e pasagjerit që ndodhej në makinë me biznesmenin 40-vjeçar Bledar Birçaj i cili u ekzekutua një ditë më parë në Vlorë me kallashnikov teksa po lëvizte me makinën e tij BMW X5. Burime bëjnë me dije  se ai ka deklaruar se kanë qenë të papërgatitur për sulmin në momentin kur autorët u kanë bërë pritë.

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre r breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 15 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarje. Ndërkohë në vendin e krimit policia ka gjetur më shumë se 30 gëzhoja.

Dyshimet e uniformave blu janë se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh jo shumë larg zonës ku ndodhi vrasja pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Vijon….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu