Njoftimi i policisë për vrasjen e Mehmet Qemës

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i të riut Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin Marjus Dema, shok i viktimës, ndërkohë që Qema ka marrë vetëm një plumb në gjoks që i ka shkaktuar vdekjen.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjve, teksa ishin në një lokal së bashku me disa persona të tjerë, po ashtu të njohur të tyre.

Të rinjtë mësohet se kanë qendruar për disa orë në shoqërinë e njëri tjetrit, por nuk dihet ende nëse kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolit.

Kanë qenë vetë të rinjtë ata që e kanë çuar viktimën drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur dot që ta mbajnë në jetë për shkak të plagës që ka marrë në gjoks dhe që i ka prekur zemrën.

Qema njihej në zonën ku ka ndodhur ngjarja pasi ishte banor i saj, dhe për faktin se shoqërohej me personazhe të njohur dhe problematik teksa qëndronte vazhdimisht në zonën ku ndodhi krimi.

Mësohet se derimë tani policia ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni apo kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes por nuk kanë mundur që të kapin autorin e dyshuar të vrasjes.

Viktima dhe autori jo vetëm që kishin shoqëri mes tyre, por ishin aq të afërt sa ndanin dhe foto në rrjetet sociale, ndërkohë që mbetet mister arsyeja që çoi në këtë konflikt me pasoja fatale.

Edhe pse vazhdimisht në zonën e 5 Majit ka pasur konflikte të tilla që kanë çuar në përdorimin e armëve, Policia duket e pafuqishme për të vepruar, dhe lokali qëndronte i hapur edhe pas orës së famshme policore, që në fakt do të sillte ndalimin e qarkullimit dhe aktivitetit në baret dhe në restorantet, gjë që nuk ka ndodhur mbrëmë.

Njoftimi i Policisë dhënë mbrëmë për ngjarjen:

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu