Babai “përbindësh” lidh me zinxhir djalin në kofanon e makinës

0

Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Caserta për përdorim dhune ndaj djalit të tij 16-vjeçar.

I mituri denoncoi babain se e kishte lidhur me zinxhir në kofanon e makinës, pasi ishte shoqëruar me një djalë të padëshiruar nga ai.

Adoleshenti denoncoi gjithashtu se ishte goditur në kokë, ku edhe kishte marrë një dëmtim, si pasojë e dhunës së babait të tij.

Rrahjet dhe poshtërimet e përditshme duket se kanë qenë një motiv i vazhdueshëm në familjen e të riut.

Më 6 mars ai u largua nga shtëpia dhe u paraqit në polici për të raportuar dhunën duke treguar për një makth të përditshëm që e shoqëronte nga rrahje dhe poshtërime, ku viktimë ishte edhe nëna e tij.

Ai tha se edhe nëna e tij u rrah dhe u shkelmua.

Nëna e tij ka konfirmuar akuzat e bëra nga djali i saj, duke treguar për një bashkëshort të dhunshëm i cili disa disa herë kishte përdorur rripin e tij për ta goditur, ndërsa në raste të tjera ai e hidhte atë për tokë dhe e godiste me shkelm; një situatë e cila bëri që djali të raportonte babanë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu