Balla bashkon për iftar dy kandidatët e PS dhe PD për bashkinë e Librazhdit

0

Librazhd -Nē Iftarin e fundit të shtruar në Librazhd mbrëmjen e kësaj të Enjteje ishin të pranishëm edhe dy kandidatet per Kryetar Bashkie ,ai i PS ,Mariglen Disha dhe Shefki Çota i “Foltores “të cilët përcollën mesazhe respekti dhe shtrënguan duart mes njëri -tjetrit pavarësisht rivalitetit politik të fushates së 14 Majit.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS,Taulant Balla i cili tha se nga mbizotërimi harmonisë fetare duhet të marrë shembull edhe politika.

Në Librazhd dy rivalët në garë për postin e kryebashkiakut dhanē një mesazh të shkëlqyer për politikën shqiptare në Darkën e Iftarit duke shtrënguar duart dhe duke premtuar fushatë sa më dinjitoze.

Ndërkohë Myftiu Ylli Gurra nga ana e tij duke uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e natës së fundit të agjërimit dhe ju ka sygjeruar kandidatëve për kryebashkiakë të bëjnë një fushatë sa më qytetare dhe me premtime sa më reale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu