Balla: “Çdo lloj kallëzimi i kryer në SPAK duhet hetuar me shumë seriozitet dhe rezultatet duhen pritur nga të gjithë”

0

Taulant Balla për Ditën e Dëshmorëve:

“Nga Elbasani ju uroj te gjithe shqiptareve gezuar diten e deshmoreve. Lavdi perhere gjakut te derdhur per lirine e atdheut dhe per pavaresine e Shqiperise dhe sigurisht qe kjo eshte nje dite qe na motivon me shume per te punuar me shume dhe per te cuar perpara amanetin dhe per te kurorezuar aspiraten historike te gjithe shqiptareve per Integrimin Evropian.

Keshtu qe ketu nga Elbasani sot dua ti falenderoj te gjithe familjet e deshmoreve, perfaqesuesit e organizates veterane dhe luftes antifashiste-nacional shqiptare, familjet e punonjesve te policise te cilet kane humbur jeten ne perpjekje me krimin dhe ketu ne Elbasan kemi nje sere punonjes te Policise te cilet kane humbur jeten ne kryerje te detyres te tyre. Natyrshem kjo eshte nje dite qe na ben te jemi sa me shume te vetedijshem per te krijuar ne kete mandat te ri qe sapo kemi filluar nje klime te re politike larg konfliktualitetit dhe te punojme te gjithe se bashku per me shume kontribute ne dobi te puneve te mira qe do te bejme per atdheun tone te dashur.

Sot eshte dita e deshmoreve dhe nuk eshte dita te merremi me opoziten dhe une mendoj qe me te drejte qe Kryeminstri tha, gjate ketij mandati te ri do te kemi teresisht nje qasje tjeter te opozites sepse eshte detyra jone te punojme sa me shume per punet e rendesishme qe na presin dhe natyrshem qe edhe opozita ka rolin e saj te pazevendesueshem ne shume reforma te rendesishme dhe ku kontributi i tyre ne Shqiperi eshte i mirseardhur. Cdo lloj kallezimi i kryer ne SPAK duhet hetuar me shume seriozitet dhe rezultatet duhen pritur nga te gjithe.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here