Balla në ceremoninë e 109 vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë: Patriotët ndryshuan rrjedhën e historisë

0

TIRANË
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të ditës së ngritjes së flamurit në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se 26.XI.1912, në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u ngrit flamuri i Pavarësisë nga patriotët e Tiranës.

Sipas Ballës, si sot 109 vite më parë, kur forcat serbe po i afroheshin Krujës, Durrësit dhe Tiranës, atdhetarë e Tiranës nderuan historinë e kryeqytetit të ardhshëm shqiptar, duke iu bashkuar arkitektit të PAVARËSISË Ismail Qemal Bej Vlorës, në projektin që më pas do të shënonte ditën e lindjes së shtetit shqiptar.

Postimi i plotë :

26.XI.1912, në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u ngrit flamuri i Pavarësisë nga patriotët e Tiranës. Si sot 109 vite më parë, kur forcat serbe po i afroheshin Krujës, Durrësit dhe Tiranës, atdhetarë e Tiranës nderuan historinë e kryeqytetit të ardhshëm shqiptar, duke iu bashkuar arkitektit të PAVARËSISË👐🏼 Ismail Qemal Bej Vlorës, në projektin që më pas do të shënonte ditën e lindjes së shtetit shqiptar.

Më 25 Nëntor, një ditë përpara çastit që do shënonte ngritjen e flamurit, qyteti i Tiranës po kalonte momentet më dramatike të tij. Ushtritë serbe kishin arritur të shtinin në dorë Krujën dhe me padurim donin të shtinin në dorë edhe Tiranën. Por, patriotët e Tiranës ndryshuan rrjedhën e historisë si një shembull i jashtëzakonshëm i qëndresës dhe dëshirës për pavarësim e mëvetësi. Anëtarët e Këshillit të Tiranës u mblodhën menjëherë, pa humbur kohë, më 26 Nëntor të vitit 1912 për të shpallur vetëqeverisjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu