Aksident në Lezhë, shoferi humbet kontrollin e makinës, të plagosurit në spital

0

– Një aksident ndodhi sot në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë. Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të kënetës në hyrje të Shëngjinit. Raportohet se ka persona të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e qytetit të Lezhës. Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të makinës për shkak të lagështirës nga reshjet e shiut.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë dhe dy zjarrfikëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu