Basha në krye, por kush janë demokratët e votuar më shumë së Sali Berisha në Tiranë

0

Numërimi i votave preferenciale është drejt fundit në kryeqytet duke nxjerrë në një farë mënyrë edhe mbështetjen që kanë kandidatët në elektorat. Siç duket nga të dhënat e KQZ-së, Lulzim Basha rezulton të jetë demokrati më i votuar në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Deri më tani, kur janë numëruar 947 kuti nga 1243, Basha ka 12 713 vota.

Ndërkohë, pas tij në kryeqytet vijnë një numër i madh kadidatësh që kanë vota personale më tepër edhe se lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Ky i fundit ka 5 444 vota, ndërsa sipër tij renditen Agron Shehaj me 10 532 vota; Belind Këlliçi me 7 961 vota; Grida Duma me 6 871 vota; Flamur Noka me 6 087 vota dhe Shpëtim Idrizi me 5 871 vota.

Nga demokratët në Tiranë e kanë thyer herësin vetëm Lulzim Basha dhe Agron Shehaj. Megjithatë, kjo nuk do të ndryshojë gjë në listë pasi të dy ata janë në pjesën fituese të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu