Basha nga Saranda : Ai e ndjen etjen për ndryshim, prandaj do të bëhet pjesë e jona

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot për fushatë elektorale në Sarandë.

Basha është pritur me entuziazëm dhe ovacione nga simpatizanët e PD-së. Kryedemokrati në fjalën e tij u ka bërë thirrje socialistëve që të bashkohen më 25 prill për ndryshim. Ai ka thënë më tej Rama e ka kuptuar dështimin, ndaj edhe kërkon bashkëpunim me opozitën.

“Do i themi jo dështimit, me 25 prill do të zgjedhim ndryshimin. Ndryshimi është rruga e shpresës dhe e zhvillimit. Është rruga për të ndalur largimin e të rinjëve. Për të ju siguruar punësim, arsim dhe të ardhme.

E prek dhe e ndjej këtë ndryshim kudo, edhe tek socialsitët, tek ata që vijnë më takojnë, dhe ju them  ne jemi një popull jemi një familje. Mirësevini vëllezër dhe motra socialistë, bashkohuni me ndryshimin. Ai e ndjen etjen për ndryshim, prandaj do të bëhet pjesë e jona, përgjigja jonë është jo. Për 8 vite me radhë dështove, grabite ekonominë e saranditotëve. Të gjithë e kanë kuptuar se nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. Nuk ka ndryshim duke pranuar edhe 4 vite të tjera dështimin si në tetë vite që kanë kaluar. Votoni numrin 9 për ndryshimin për shpresën për familjen tuaj për të ardhmen. Qeveria e ardhshme do të jetë e juaja.

Do të ua heqim nga fyti ‘lakun’ e tetë viteve. Do punojmë për të hapur vende pune, për të sjell investime të huaja.  Qeveria që do të vijë do të jetë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hap rrugën drejt Evropës. Të gjithë së bashku do ndryshojmë këtë realietet vetëm duke votuar numrin 9.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu