Bes Kallaku zbuloi ndarjen me sherr, Xhensila publikon mesazhin! Çfarë po ndodh mes tyre?

0

Divorci i Besit dhe Xhensilës ka qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Si një nga çiftet më të dashura, dyshja vendosi të ndahej pa shumë bujë, por me shumë vend për aludime.

Ndonëse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit duket se ka zbuluar pak nga ajo që ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij. Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin, a do bësh viktimën…”, thuhej ndër të tjera në këngën e re të tij. Por rrjeti ka shpërthyer në komente negative ndaj këngëtares, duke i hedhur asaj fajin për fundin e martesës së tyre.

Mes kritikave dhe akuzave të ashpra ndaj saj, Xhensila Myrtezaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa vargje të poezisë “Në mundsh”.

“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

 

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”, janë vargjet e zgjedhura nga këngëtarja, siç duket si përgjigje ndaj akuzave të Bes Kallakut, si edhe komenteve negative të ndjekësve.

Artisti e konfirmoi një gjë të tillë në programin “Ferma VIP”. Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare. “Kur isha këtë herë në Itali, erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë, që nuk i ka pritur dhe është e vështirë kjo. E rëndësishme është të jenë mirë”, – u shpreh ai. Më tej ai theksoi: “Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu