Sulmoi të moshuarën për t’a vjedhur, arrestohet 27 vjeçari

0

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat pasi sulmoi një 68-vjeçare për t’i marrë florinjtë.

Ngjarja e frikshme ka ndodhur në një lagje të qytetit të Beratit në afërsi të banesës së moshuarës me iniciale S.A.

27-vjeçari i është afruar me shpejtësi dhe i ka këputur varësen 68-vjeçares duke ja tërhequr me forcë nga qafa.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja pas vjedhjes së varses së floririt.

E moshuara ka denoncuar të riun dhe policia e ka indentifikuar menjëherë autorin duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:

Berat/I mori me forcë nga qafa, varësen e floririt, një 68-vjeçareje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja S. A., se një shtetas i kishte marrë me forcë nga qafa, varësen e floririt, organizuan punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

V., 27 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt, nga qafa, shtetases S. A., afër banesës së saj, në lagjen “Çlirim”, dhe më pas është larguar me vrap.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu