Besimi te drejtësia e re/Berisha: Çfarë pengese ka pasur për të vepruar ndaj krimit?

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse ka besim te drejtësia e re, ia ktheu këtyre të fundit me pyetjen, nëse ata po bënin shaka me këtë gjë, pasi sipas tij, drejtësia e re nuk ka pasur asnjë pengesë për të vepruar ndaj krimit.

“Çfarë pengese ka pasur drejtësia që të veprojë ndaj krimit? Organe të reja? Po bën shaka më duket, ato janë organe të PS-së!”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë që iu përgjigj dhe pyetjes se çfarë faktesh skandaloze do të dalin në dritë për Lulzim Bashën.

“Po dalin provat çdo ditë ato, si të duket parku i kullave, absolutisht jo, nuk është firmosur prej meje kur kam qenë në detyrë, ai vendim që kam firmosur unë, nuk prek asnjë metër katror të selisë së PD-së. Asnjë metër katror!”, tha më tej Berisha gjatë fjalës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu