Besimtarët kremtojnë Fiter Bajramin, falja e namazit në sheshin “Gensher”

0

Pas një muaji agjërim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Ishin tw shumtë ata besimtarë të cilët kryen faljen e namazit në orën 06:40 në sheshin “Gensher ”, nën drejtimin e Myftiut Agim Duka, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe mesazhin e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë.

Sipas besimit mysliman, kjo ditë, është ajo në të cilën Allahu shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Ky shpërblim, vjen në formën e paqes shpirtërore dhe faljes së mëkateve.

Kremtimet e Fitër Bajramit zhvendosen në familje ku konsumohet dreka sigurisht që prania e mishit është e padiskutueshme në një tryezë feste në Shqipëri. Preferohet më shumë mishi i qengjit, por edhe mishi i viçit apo shpendët gjejnë hapësira për t’u përfshirë në menunë e kësaj feste. Në tryezë nuk mungojnë as frutat e stinës dhe ëmbëlsirat.

Infoweb Media uron të gjithë besimtarët Gëzuar Fitër Bajramin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu