Biden shton presionin ndaj bizneseve: Të detyrojnë punonjësit që të bëjnë vaksinën

0

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta mposhtur pandeminë përveç vaksinimit të shumicës dërrmuese të popullit amerikan”.

Me këtë deklaratë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje bizneseve amerikane që t’i detyrojnë punëtorët e tyre të kryejnë vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas presidentit amerikan, vaksinimi është jetik për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të ruajtur ekonominë.

“Me vaksinim, ne do ta mposhtim këtë pandemi. Pa të, ne përballemi me muaj të pafund kaosi në spitalet tona, dëme në ekonominë tonë dhe ankth në shkollat tona”, tha Biden.

Muajin e kaluar, Biden ka urdhëruar që të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët të vaksinohen, ndërsa punëdhënësit privatë me 100 ose më shumë punëtorë të kërkojnë nga personeli që të vaksinohet deri më 8 dhjetor, ose të testohet çdo javë për koronavirus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu