Bie nga skela puntori, Dërgohet me urgjencë në spital

0

 

Në qytetin e Pogradecit një puntor ka rënë nga skela teksa po punonte në një banesë private në lagjen numrë 2 pranë Kishës së re. Ngjarja ka ndodhur momente më parë, mësohet se shtetasi me iniciale F.K., 55-vjeçar banues në fshatin Vërdovë, ka qenë duke suvatuar në një banesë private kur edhe ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike.

Policia po heton rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu