Bill Gates flet për vaksinën anti Covid:”Mbani maskat dhe duroi deri në pranverë!”

0

Sipas të dhënave të para, vaksina anti-Covid i Pfizer dhe Moderna kanë rezultuar të efekshme. Bill Gates ka bërë të ditur pretendimin e tij se të njëjtën gjë shpreson se do ta japin edhe vaksina nga AstraZeneca dhe Johnson and Johnson, duke mos anashkaluar asnjëherë edhe atë të Novax.
“Besoj se nga shkurti të gjitha këto vaksina do të jenë efikase dhe të sigurta. Akoma po rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 dhe pritet të ketë rritje deri në shkurt, e kjo në SHBA do të nënkuptonte dymijë të vdekur brenda 24 orëve – deri në atë periudhë”, tha Gates.
“Për këtë këmbëngulë që të bartni maskat, duroni deri në pranverë sepse atëherë vaksinat do të fillojnë të zvogëlojnë numrin e të infektuarve gjithashtu do të ndihmojë edhe ndryshimi i motit, pra temperaturat e larta”, tha ai.
Disa vaksina kanë probleme logjistike, sikurse ajo e Pfizer që duhet të ruhet në frigoriferë të veçantë në -75 grad celcius. Megjithatë, Gates beson se edhe ky problem do të zgjidhet.
“Duhet të kujdeseni që vaksinat të mos shpenzohen kot, por besoj se edhe kjo do të zgjidhet disi. Mendoj që do të ketë mjaft njerëz që menjëherë do të vaksinohen dhe ata do të tërheqin të tjerët dhe kështu me kalimin e kohës do të arrijmë nivelin e 70 për qind, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes”, ka shtuar Gates.
Për fund, ai për CNN theksoi se Ditën e Falënderimeve do ta kalojë me disa anëtarë të familjes përmes një videoje-“konference” me qëllim që të zvogëlojë numrin e të pranishmëve në një hapësirë të njëjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu