Biznesmenin e qëlluan 4 persona. Pistat ku po heton policia

0

Biznesmeni Gramoz Memaj mbeti i vrarë si pasojë e një atentati mbrëmjen e sotme në Ksamil. Memaj u qëllua pranë banesës së tij, ndërsa për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh. Kjo është edhe pista kryesore ku është fokusuar policia. Besohet se katër persona kanë qëlluar në drejtim të Memajt.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu