Blindohen qytetet nga policia, ja cila është arsyeja

0

Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga policia mbrëmjen e kësaj të marte në akset kryesore të Durrësit. Forca të shumta të FNSH-së dhe komisariateve të Durrësit, Shijakut dhe Fushë Krujës kanë dalë në rrugë dhe po kontrollojnë makina të dyshuara.

Shkak është bërë vrasja e 43-vjeçarit Emond Koçi (Mond Çekiçi) dhe plagosja e një 25-vjeçari gjatë ditës së djeshme. Nuk dihet nëse ky operacion ka nj fokus të veçantë apo efektivët kanë dalë në rrugë me moton e njohur “kap ça t‘kapim”.

Burime në terren i thanë lapsi.al se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja kanë nisur kontrolle të makinave që qarkullojnë. Synimi është ndalimi i personave në kërkim, armëmbajtja pa leje, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu