Deklarata e Luljeta Bozos për komunizmin tejkalon kufijtë shqiptarë, 60 euro-deputetëve u mbërrin letra ku kërkohet reagim nga BE

0

Deklarata e kandidates së Partisë Socialiste për Tiranën, Luljeta Bozo, se komunizmi kishte më shumë anë pozitive se negative ka tejkaluar kufijtë gjeografik të Shqipërisë.

Në lidhje me këtë pohim të sajin ka reaguar dhe Diaspora për Shqipërinë e Lirë, ku përmes një letre drejtuar 60 euro-deputetëve, kërkojnë reagimin e BE-së në lidhje me relativizimin e periudhës së komunizmit nga një candidate për deputete.

Shkresa e Diasporës për Shqipërinë e Lirë dërguar 60 euro-deputetëve:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.

Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.

#asnjëemirëngakomunizmi #asnjëjustifikimpërkrimet

#sistemivarfëruesivendit #dënokrimetekomunimit

#kundërriciliklimittëfigurave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu