Blogerja padit kompaninë kineze: Ka prodhuar kukull se*ksi me fytyrën dhe emrin tim!

0

Influencuesja izraelite Yael Cohen Aris ka paditur një kompani kineze, pasi siç thotë ajo kanë prodhuar pa lejen e saj një kukull seksi me imazhin e saj.

Kjo 25-vjeçare tha për televizionin britanik ITV, se “lodra” që Iron Dolls ka në ofertë “ka pamjen e saj” – madje ndan të njëjtin emër, Yael, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë e ka tmerruar më shumë këtë vajzë, është fakti që kompania kineze gjatë promovimit të kukullës ka përdorur imazhet e vërteta të influencueses izraelite.

“Nuk kam asgjë kundër industrisë së kukullave të seksit, problemi qëndron se e kanë bërë pa miratimin dhe dijeninë time. Nuk është vetëm një kukull që më ngjan mua, por problemi qëndron se ata fare nuk po mundohen ta mbulojnë se unë u kam shërbyer si inspirim”, tha ajo.

Aris madje pretendon se atë e kishte informuar për këtë një fans i saj gjatë vitit 2019, kur i dërgoi adresën e një forumi ku diskutohej për prodhimin e kukullës me imazhin e saj.

Megjithatë, shoku i vërtetë pasoi disa muaj më vonë kur zbuloi se një të tillë vërtetë e kanë prodhuar. Kjo programere e kompjuterëve tani kërkon të drejtat e saj – duke kërkuar nga kompania që ta tërheq nga tregu këtë produkt dhe me urgjencë të ndalë prodhimin.

Madje është zotuar se nuk kërkon dëmshpërblim, por thjesht të largohen nga tregu. E kjo kukull është e disponueshme në madhësi të ndryshme dhe përbëhet nga dy pjesë – trupi dhe koka.

Vetëm koka e Yael është shitur me një çmim prej 420 dollarë dhe atë gjatë vitit 2019, derisa çmimi për një kukull komplet sillet rreth 1.400 dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu