Bujar Nishani ia thotë troç Lulzim Bashës: Thuaj nëse të ka shantazhuar Sali Berisha apo i ke marrë vetë vendimet!

0

 

Bujar Nishani, një prej zërave më me ndikim në Partinë Demokratike i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike kreut të kësaj force politike Lulzim Basha. Sipas tij, Basha duhet të sqarojë shqiptarët nëse Berisha e ka shantazhuar, apo vendimet i ka marrë vetë ai.

Kjo thirrje publike e Nishanit vjen pas lajmeve të shumta dhe të herëpashershme, se vendimet në PD nuk i merr Lulzim Basha por Sali Berisha, apo se ky i fundit është kryetari de fakto i demokratëve.

“Lulzim Basha të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë , a është ndikuar ai dhe shantazhuar nga zoti Berisha? Apo janë vendime të tijat apo të zotit Berisha. Këto janë shpjegimet që duhet të japë Lulzim Basha”, u shpreh Bujar Nishani.

Grupimi “Për PD” është duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, me kandidaten për kryetare të PD Edith Harxhi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu