Edith Harxhi: Nuk tërhiqem nga gara, PD është marrë peng nga Lulzim Basha

0

 

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi është shprehur e bindur se nuk do të tërhiqet nga gara.

Gajët konferencës për mediat, Harxhi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, ndërsa theksoi se PD është marrë peng nga Lulzim Basha. Ajo nuk e cilësoi si të barabartë këtë garë, duke thënë se administrata punon vetëm për Lulzim Bashën.

“Nuk e mendoj asnjë moment tërheqje nga gara jemi futur pavarësisht vështirësive dhe pengesave. Disa herë e kam thënë që PD është marrë peng. Administrata punon vetëm për Lulzim Bashën. Grupi për PD do të vazhdojë të këmbëngulë. Do të vazhdojmë edhe pas datës 14 qershor,” tha Harxhi.

Nga ana tjetër, Bujar Nishani u shpreh gjithashtu i bindur se kauza e tyre ka si qëllim ringritjen e PD.

“Kemi si kauzë ringritjen dhe ndryshimit tërësor të PD që nis me konfigurimin e një lidershipi të ri. Është shumë e rëndësishme. Ndaj dhe tërheqja nuk ka sens,” tha Nishani.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu