Burri kanos me armë gruan në Tiranë, ndërhyn policia, 57-vjeçari kërcënon edhe efektivët

0

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar brenda familjes në Tiranë. Në pranga është vënë një 57-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se është prangosur S. D., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas “bluve” të Tiranës, mbrëmjen e djeshme, 57-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë.

Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat. Ndërkaq, nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 57-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë gjahu.

Gjatë ndërhyrjes, 57-vjeçari ka kanosur edhe punonjësit e Policisë, me armën e gjahut.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit se në rrugën “Sabaudin Gabrani”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar me armë gjahu, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. D., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu