CDC jep lajmin e mirë: Personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës mund të udhëtojnë të sigurt

0

Një lajm i mirë ka ardhur nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) një ditë më parë. Sipas CDC, personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19, mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt brenda Shteteve të Bashkuara pa u testuar para ose pas udhëtimit.

Lajmi u bë me dije nga drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky gjatë një konference, e cila ka bërë të ditur udhëzimet e reja të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për COVID-19-ën. Gjatë fjaës së saj, Ëalensky shtoi se CDC ende nuk rekomandon udhëtime jo të domosdoshme për ata që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

CDC-ja gjithashtu rekomandon që udhëtarët plotësisht të vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska, të mbajnë 2 metra distancë fizike dhe të lajnë duart rregullisht. Dr. Ëalensky u pyet nëse udhëzimet e reja do të thonë se ajo nga e ka më ndjesinë e shqetësimit të thellë që ajo përshkroi më parë këtë javë në lidhje me pandeminë.

Drejtorja e CDC-së tha se udhëzimet e reja të udhëtimit janë vetëm për njerëzit e vaksinuar plotësisht. Ajo shtoi se mesatarja ditore e rasteve të reja me COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit ka vazhduar të rritet dhe tani është rreth 62,000 raste të reja çdo ditë. Ajo tha se të premten, kishte patur 64,000 raste të reja, duke reflektuar një rritje prej 8% në normën ditore.

Dr. Ëalensky tha se duke qenë se vetëm 20% e popullatës amerikane në moshë të rritur është vaksinuar plotësisht, ajo vazhdon të jetë e shqetësuar se Shtetet e Bashkuara kanë ende shumë për të bërë për të kontrolluar pandeminë.

Ndërkohë, këshilltari i lartë presidencial për COVID-19, Anthony Fauci u pyet se si i përballon sulmet personale nga pjesëtarë të publikut dhe disa anëtarë të Kongresit.

Në llogarinë e saj në Tëitter të Enjten, anëtarja republikane e Kongresit nga Xhorxhia, Marjorie Taylor Green bëri thirrje që Dr. Fauci të shkarkohet, pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

Dr. Fauci tha se puna e tij është shumë e rëndësishme dhe prandaj ai nuk mund t’i lejojë këto komente ta bëjnë atë të humbasë vëmendjen nga pandemia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu