Çel siparin edicioni i 24 i Festivalit Ndërkombëtar Teatror

0

Rikthehet në qytetin e Elbasanit për të 24-tin vit radhazi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2022”, me një slogan të ri: “Kënga e teatrit (Song of theatre)”. Nëntë shfaqje teatrore nga trupat shqiptare të Elbasanit dhe Tiranës, Prizrenit të Kosovës, teatrove të Romës dhe Lecce-s së Italisë, Zaragoza-s së Spanjës dhe Opole-s së Polonisë, si dhe një sërë personalitetesh të teatrit nga vendi dhe bota – do të jenë pjesë e këtij edicioni. Drejtori i Teatrit Skampa Klinsi Lala shprehet i lumtur që edicioni i këtij viti përkon me 60 vjetorin e themelimit të Teatrit.

Jo rastësisht ky edicion i 24-t mban titullin “Kënga e teatrit”, pasi emocionet që ai përcjell jehojnë si refreni i një kënge. Regjisori Adonis Filipi, drejtues artistik i këtij festivali prezanton risitë e këtij edicioni.

Përgjatë 6 netëve qyteti i Elbasanit do të shndërrohet në kryeqendrën e kulturës teatrore. Pavarësisht vështirësive Festivali Ndërkombëtar i Teatrove ka mbijetuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu