Çështja Becchetti/ Avokatja e Shtetit: Kjo është një sfidë për gjykatat shqiptare, kemi marrë masa për anulimin…

0

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve me dejtues Ulsi Manjën, ku Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj ka raportuar në lidhje me çështjet të cilat po trajtohen. Gjatë raportimit të saj, ajo është pyetur në lidhje me “Cështjen Becchetti”. Në dhënien e përgjigjies së saj, Muçaj ka siguruar anëtarët e komisionit se Becchetti po e përdorte këtë çështje për të cënuar interesat e Shqipërisë dhe se veprimet e tij ishin totalisht të paligjshme.

“Cështjet e hapura nga Becchetti janë të pabazuara, kemi marrë masa për anulimin e gjobës prej 108 milion euro. Situata është shumë delikate, Beccheti hapir proces penal në Itali ndërkohë që nuk ishte mbyllur gjykimi nga Gjykatat në Shqipëri. Kjo është një sfidë për gjykatat shqiptare”– ka thënë Muçaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu