Çfarë deklaroi Addison Rae për yllin e pop-it ,që ktheu ndjekësit kundra

0

Addison Rae,vajza që ka çoroditur platformën TikTok,ka bërë një deklaratë që e ka bërë atë subjektin e talljeve,përqeshjeve dhe ‘memeve’.

Këngëtarja,e njohur më tepër prej kërcimeve dhe mimikës së saj në TikTok,ka thënë se e gjen veten plotësisht tek jeta e yllit të pop-it,Britney Spears.

E nisur nga dokumentari i Spears,Addison Rae pajtohet me vështirësitë që sjell presioni i shoqërisë.Edhe pse ky është një krahasim tepër delikat,ndjekësit nuk e kanë pritur me krahë hapur. Deklarata e Rae i është dukur patetike dhe e kotë.

Kur u pyet nëse e kishte parë dokumentarin e Britney-t, Addison u përgjigj:

“E pashë dhe patjetër që e kuptoj se sa e vështirë mund të jetë. Njerëzit vijnë me histori për ty që nuk janë të vërteta. Unë kam kaluar shumë vështirësi me njerëz që përfshiheshin në aspekte vërtet personale të jetës sime.”

Duke parë deklaratat e saj, njerëzit reaguan në këtë mënyrë:

“Britney nuk ka të drejta, e detyrojnë të punojnë dhe s’mund të shohë fëmijët” dhe Adisson e gjen veten te këto?!”

“Vajza që thërret vetë paparacët që ta fotografojnë krahason veten me Britney-n?”

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu