“Çmendet” shoferi i urbanit, tenton parakalimin me mjetin plot me pasagjerë, përplaset me murin e Ministrisë. Disa të lënduar

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një mjet urban është përplasur me murin e një prej ministrive në zonën e qendrës. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa pasagjerë, që sipas policisë janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se autobusi që është përplasur i përket linjës së Kpshtit Zoologjik, dhe është aksidentuar në tentativë për të parakaluar një mjet tjetër urban.

Edhe pse i mbushur plot, duke marrë parasysh orarin kur dhjetra qytetarë kishin dalë për punë, shoferi i urbanit ka tentuar që të bëjë një manovër të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e shumë personave.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet dhe policia që ka nisur hetimet.
Keywords: infowebtv, autobuz, Tiranë, aksident

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu