COVID-19/ 4 pacientë humbin betejën, dyfishohen rastet e reja në 24 orët e fundit

0
Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve të reja. Autoritetet vendase bëjnë me dije se 153 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa një ditë më parë u regjitruan 75 persona.

Ndërkohë fatkeqësisht 4 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Njoftimi i IKSHPK’së:

310 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu