Covid-19 i mori të dy prindërit 43-vjeçarit, menjëherë pas tyre humb jetën shqiptari

0

Një 43 vjeçar shqiptar i cili jetonte në Itali është dorëzuar përballë sëmundjes së rrezikshme Covid-19.

Mësohet se i riu pak kohë më parë kishte humbur të dy prindërit e tij pikërisht nga koronavirusi, i cili nuk kurseu as shqiptarin e quajtur Ilir Moçka.

Ilia Moçka u shtrua në spital por gjendja e tij u përkeqësua edhe më tej për shkak të virusit. Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

“Sot djali i hallës sonë Ilia Mocka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij ”shkruan kushëriri i 43-vjeçarit në profilin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu