COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, rritet numri i të infektuarve, 9 të shtruar

0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1080 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 293 qytetarë, në këto bashki:

172 në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnje, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë.

Janë 1,387 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,620 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu