COVID19/ 42 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jep detajet për situatën e covid.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë,  Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Maj 2021)

Raste të reja ditore         42
Të shëruar në 24 orë      1,011
Të shtruar në spitale      88
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore             2,707

Testime totale            665,935
Raste pozitive             131,845
Raste të shëruara        120,072
Raste Aktive                  9,350
Humbje jete                  2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        7685
Shkodër      278
Fier            224
Korçë         216
Gjirokastër 212
Durrës      146
Vlorë        160
Elbasan    126
Lezhë       101
Berat         87
Dibër         63
Kukës        52

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu