“Homoseksualiteti nuk ka vend këtu”, burgosen për 5 vite dy gratë transgjinore

0

Dy gra transgjinore në Kamerun janë dënuar me pesë vjet burg për shkelje të ligjeve të homoseksualitetit.

Sipas avokatëve, ato u dënuan për nxitje të homoseksualitetit, ndërkohë që në publik kishin shumë probleme me kartat e tyre të identitetit.

Njëri prej tyre është youtuber-ja e famshme, Shakiro, që thekson problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT-së, në Kamerun, i ndaluar ligjërisht.
Ajo dhe shoqja e saj Patricia kanë qenë në paraburgim që nga shkurti, pas arrestimit në një restorant, raporton BBC.

Shakiro ka mijëra ndjekës në “Facebook” dhe “Youtube”, ku flet hapur për orientimin e saj seksual.

Kameruni është ndër 31 vendet afrikane që kriminalizon seksin homoseksual.
Mesazhi është i qartë: homoseksualët nuk kanë vend në Kamerun”, tha një nga avokatet, Alice Nkom, e cila kryeson Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave të Homoseksualëve .

Avokati tjetër, Richard Tamfu, thotë se dyshja do të apelojë vendimin pasi nuk ka asnjë provë që janë kryer akte homoseksuale, vetëm dyshim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu