COVID19 në Greqi / Mbi 1 mijë raste të reja dhe 54 të vdekur

0

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 1,449 raste të reja me koronavirus. sipas të dhënave, 11 prej tyre u identifikuan në pikat kufitare të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve  ka shkuar në 254,031.  Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,605 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Në  24 orët e fundit janë regjistruar 54 viktima si pasojë e virusit, duke e çuar në 7,880 numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 735 (64.4% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 82.3% kanë sëmundje shoqëruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu