Dalin pamjet e aksionit ndërkombëtar, si u sekuestruan 400 kg kokainë (Video)

0

Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionit që çoi në sekuestrimin e 400 kg kokainë në Kosovë. Sekuestrimi i lëndës narkotike erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë, Italisë dhe DEA-s amerikane.

Kokaina ishte fshehur në një konteiner mishit e nisur nga Brazili për në Kosovë dhe u la qëllimisht që të shkonte deri në destinacionin final, për të zbuluar edhe porositësit e saj.

Guardia di Finanza njofton se e ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin Italian, pas sinjalizimeve nga DEA amerikane.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

“Në përfundim të operacionit ndërkombëtar antidrogë, i cili përfundoi mbrëmë në Ballkan, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe kosovare, pasi ndoqën kontejnerin gjatë tërë udhëtimit, sekuestruan 400 “pako” kokainë të pastër, për një total prej 400 kilogramësh, të fshehura në kuti që përmbajnë zyrtarisht “pulë””, thuhet në reagimin e GDF.

Guardia di Finanza njofton se si rezultat i aksiont, 25 persona, përfshirë punëtorë, punonjës dhe shoferë të ndërmarrjes së lartpërmendur, iu nënshtruan arrestimit të policisë, 7 prej tyre nën arrest për “trafik ndërkombëtar droge”.

Reagon ambasada e SHBA

Për operacionin reagoi edhe Ambasada amerikane, ku në një postim në Twitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas ambasadës, aksioni i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu