Dalin pamjet. Ja se si Koço Buzo iu afrua me kallashnikov dhe thikë bashkëshortes dhe e vrau ​pa mëshirë

0

Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin. Burime bëjnë me dijese autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.

E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i mori jetën pasditen e sotme. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, Gëzim Toçila, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Si nisën konfliktet mes çiftit

Koço dhe Liljana Buzo do të divorcoheshin me kërkesë të bashkëshortes. Ka qenë Liljana që kishte nisur procedurat e divorcit. Edhe pse ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen se së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë ajo mori pjesë në seancën e parë, atë të pajtimit. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg gjykatës tek rruga “Ismail Dërbova”. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë. Ndërsa njihet si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Ndërsa e shoqja kishte punuar më herët si infermiere në spitalin “Xhaferr Kongoli”. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu