Deklarata e fortë e Grida Dumës: Më erdhën bandat dhe më ofruan ndihmë gjatë fushatës!

0

Grida Duma ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Open” se gjatë fushatës elektorale disa banda i kanë ofruar ndihmë financiare dhe në burime njerëzore për të fituar Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 prillit.

Duma u shpreh se kur ia ka treguar këtë histori kryedemokratit Lulzim Basha, ai i ka thënë se “nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë”. Më tej deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë bëri me dije se këto banda kaluan në krahun e kundërshtarëve politikë dhe me anë të parave dhe forcës blenë votat për PS-në.

Grida Duma: Mua më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet që ne i njohim, u vetofruan të na sjellin psuhtetin me mënyrat e tyre duke shkuar te zonat e thella te fshati duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe… (Duma përmend një post tjetër, por nuk kuptohet kur e shqipton).

Unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën. I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qendrimi do mbani ju? Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.! Asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu