Del video e aksidentit të frikshëm në Elbasan. Shihni përplasjen fatale të minubusit me mjetin kabriole që ishin duke udhëtuar me shpejtësi ”skëterrë”

0

Infoelbasani ka siguruar videon që tregojnë momentin e përplasjes fatale që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, përplasja mes dy mjeteve që ecinin në krahe të kundërta të rrugës ka qenë shumë e fortë, dhe rezultoi fatale për pasagjerin në mjetin tip volsvagen, 35-vjeçarin Klevis Deda.

Shkak i aksidentit dyshohet që të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti tip volsvagen, i cili ka hyrë në korsinë e minibusit, që po kthehej nga Korça, dhe është shkatërruar plotësisht.

Drejtuesja e mjetit Volsvagen ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërkohë që lëndime më të lehta kanë marrë 5 persona që ndodheshin në mjetin minibus, që po kthehej nga Korça drejt Tiranës.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital , Deda që është babai i një vajze, nuk ka mundur dot që t’iu mbijetonte plagëve të marra.
Gjatë ditës së djeshme humbën jetë 4 shtetas në aksidente dhe u plagosën 10 të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu