Dënohet me burg të përjetshëm shqiptari që ‘eliminoi’ shokun e ngushtë dhe i dogji trupin

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi vitin e kaluar më 11 dhjetor në Kosovë, ku shtetasi Trimor Lalinovci i mor jetën shkut të tij 33-vjeçar Shkodran Bytyçi dhe më pas i dogji trupin. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe shkak për ngjarjen tragjike mendohet të jetë bërë një borxh mes tyre. Më pas marrëdhëniet mes shokëve janë prishur dhe i riu ka ndërmarrë aktin ekstrem. Ndërkohë ditën e sotme Gjykata Themelore e Ferizajt ka dhënë masën e dënimit të përjetshëm për Lalinovcin.

Vendimi i gjykatës:

Gjykata ka ardh në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale.Gjykata është e indur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij aktykimi palët kanë të drejtë për ankesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu