“Deri sa të mbarojë koronavirusi nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë”/Gruaja nxjerr njoftimin në dritare

0

Ruajtja e distancës fizike është kthyer në një problem global, çka ka bërë që njerëzit të gjejnë mënyra të ndryshme për të qenë të mbrojtur prej Covid.
Një grua nga Turqia, nga qyteti Tokat, ka gjetur një mënyrë origjinale për të mos lejuar të ketë kontakte me njerëzit gjatë kësaj periudhe.
Gruaja vendosi në dritaren e shtëpisë së saj një shënim, pas leximit të të cilit askujt nuk do t’i shkonte në mendje që të vepronte ndryshe.
Mediat turke raportojnë se ajo shkruajti në njoftim: Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë.
Kaq ka mjaftuar që fotot e shkrepura të bënin xhiron e rrjetit, ku veprimi i saj ka marrë mjaft pëlqime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu