Dëshmia tronditëse e djalit të njërës prej motrave që u vranë në Tiranë

0

 

Vrasja e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi nga 59-vjeçari Përparim Ademi në vigjilje të Vitit të Ri shokoi opinionin publik. Gjykata vendosi “arrest me burg” për autorin e krimit të dyfishtë.

Mes të tjerash mësohet se i është marrë deklarim shtetasit Angjelo Metani i biri Shkelqim dhe i Zhaneta Metanit, i datëlindjes 28.02.2006. Djali ishte dëshmitar i ngjarjes së rëndë ku humbën jetën nëna dhe teza e tij.

“Shpjegoj se e banesën tonë në adresën e mësipërme jeton më mamin dhe tezja që ka ardhur nga Greqia, pra motra e mamit tim e madhja e quajtur Kristina Bardhi, e cila kishte ardhur për pushime ca kohë në Shqipëri”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se ka disa ditë që në shëpinë e tyre jeton dhe tezja e vogël Anxhela Emini, e cila ishte në shtëpi me to. Paraprakisht ai theksoi se familja tij fisi, mami, tezet, kishin lidhje miqësie ose thjesht njohje me nje shtetas një person te quajtur Përparim Tela ndersa mbiemrin e gruas e ka Ademi dhe ketë lidhje se ku konsiston nuk e kam marre vesh kurrë me saktësi. Fillimisht për ketë person mamaja e tij i ka thëne se ky ishte babai tij, por me kalimin e kohës etj, ka kuptuar se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë për shumë arsye nuk ka rëndësi.

Anxhelo deklaroj se babain tij se ka njohur kurrë. Ai është në dijeni se para rreth tre vjetesh mami tij kishte një lidhje me një person tjetër, thjesht e dinte dhe kisha dëgjuar por nuk e njihja se kush mund të jetë. Ndërkaq gjithë këto kohë tek shtëpia tyre vinte dhe Përparim Ademi dhe qëndronte me ne me mamanë e tij bënin muhabet, dhe gjithashtu ai kishte dhe familje të vetën, grua dhe fëmije diku tjetër por dhe miqësi me mamin tij.

Ai deklaron se shpesh herë dëgjoja në shtëpi që kishte konflikte dhe sherre mes Perparimit dhe mamit shkak të lidhjes që mami kishte me atë personin tjetër që Anxhelo nuk e njeh.

Ai deklaron” se rreth një javë mami sikurse dhe tezja e ti Kristina i kanë thënë në mënyre kategorike Përparimit që ai nuk kishte më punë në shtëpinë tyre dhe për më tepër mamaja i tha ta linte rehat. Anxhelo deklaroi se dje në darkë më date 30. 12. 2020 mamaja e tij Zhaneta kur ka shkuar në shtëpi kishte treguar seç kishte ndodhur, ka thënë se kur kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për në punë në mëngjes poshtë pallatit kishte qenë Perparimi me makinë, ai i kishte dalë para dhe pasi e kishte futur me zor në makinë e kishte marrë duke e goditur duke e rrahur. Me pas e kishte çuar në një vend në Kërrabe afër në greminë dhe e kishte goditur sepse kishte shenja dhe i ka bërë presion që të kthehej me të dhe duke e kërcënuar se do ta vriste me armë.

Djali rrëfen më tej se Ademi e ka kërcënuar një ditë para se ta vriste me armë nënën e tij, duke i kërkuar që të rikthehej sërish me të.

Gjithashtu atje Përparimi e kishte detyruar që të ulej në gjunjë mamin (Zhanetën) dhe kishte qëlluar disa herë me autonatik përreth saj duke e tmerruar për ta detyruar të pranonte të lidhej prapë me të. Mamaja i kishte thëne se më pas e kishte çuar në një motel dhe atje e kishte përdorur. Përparimi pak e ka mbajtur atje, më pas e kishte dërguar mamin tek Euromavi tek 21 me makinë dhe e kishte lënë aty nga ora 18.30 pasdite, tregon ai.

Sipas dëshmisë, Zhaneta ka shkuar më pas në shtëpi dhe ia ka treguar të gjitha këto motrës dhe djalit të saj.

Deklaroj se kur ka shkuar mamaja në shtepi bisedoi me tezet me dajen njerëzit tyre se si do vepronin. Kam ngulur këmbe që të merrnim policinë në telefon por ato i kanë thënë prit”.

Sipas dosjes së prokurorisë, djali tha: “Ka dëgjuar mamin që gjate kohës që kishin qenë bashke atje ne motel kishte dëgjuar Përparimin që të fliste me një person të quajtur Festim Xhezahiri, i cili banon në Elbasan dhe që ky person sipas mamit i kishte dhënë automatikun që ai kishte kërcënuar dhe goditur mamin. Une dhe mami donim të vinte që dje në policia por tezja pra Kristina e ndaloi që të vinte, dhe e kanë lënë të shkonin sot në polici dhe te pajiseshim me urdhër mbrojtjeje”.

Djali ka rrëfyer më tej si ka ndodhur ngjarje, pasi gjithçka ka ndodhur para syve të tij.  Ai ka thënë se në mëngjes rreth orës 09.50 është zgjuar nga gjumi dhe ka shkuar në sallon.

“Aty ka qenë mami me tezen (Zhaneta dhe Kristina) që po bënin muhabet. Duke qëndruar për pak kohë aty befas ka rënë zilja e derës së jashtme, ai është afruar tek dera dhe ka parë në një moment nga syri magjik të parin një person të quajtur Kastriot Kallashi të cilin e njihte dhe më parë, i cili ishte nipi i Përparimit. Pas tij është çuar tezja Kristina, dhe pa parë fare tek dera ka pyetur me zë të larte kush ishte. Nga ana tjetër e derës u dëgjua zëri i Kastriotit që është përgjigjur jam Oti, vetëm kaq. Kristina ndërkaq e ka hapur paksa derën dhe në atë çast kanë parë Përparimin, i cili e ka shtyrë derën fort dhe ka hyrë brenda dhe në dore mbante një armë tip kallashnikov, të cilën e njoh mirë quhet dhe AK 47”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu