Detaje/ Lau gjakun, mbuloi trupat dhe u nis tek të afërmit, zbulohet lëvizja e Xhevat Sinanit pas vrasjes së dyfishtë në Gramsh

0

80-vjeçari Xhevat Sinani, që vrau gruan e vëllanë e tij, kishte disa ditë që ishte kthyer në fshatin Tërvol, pasi prej disa javësh ishte larguar së bashku me bashkëshorten, Zeqine, për festat jashtë vendit.

Pasi vra gruan e vëllanë, 80-vjeçari mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes në banesë. Më pas, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimin.

Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu