Detaje nga krimi në Gramsh, i moshuari pastroi gjakun e bashkëshortes më pas mbuloi trupat dhe shkoi tek të afërmit

0

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë që tronditi dje në Gramshin.

Mësohet se 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar sëbashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.

Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
Sakaq këtë të premte, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë. Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.

Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu