Detaje të reja nga aksidenti në Lushnje, njëri prej të aksidentuarve në gjendje të rëndë (EMRAT)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lushnje, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur dy këmbësorë në një zonë të populluar të qytetit.

Bëhet me dije se të aksidentuarit janë Taulant Arapi dhe Denisa Suku. Mësohet se Taulant Arapi ndodhet në gjendje të rëndë në sptialin e Lushnjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu