Detaje të reja nga krimi i rëndë. Publikohet foto e kameramanit që vrau gruan

0

Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë që ndodhi sot në Bubq të Krujës.

Ndërkohë është publikuar edhe foto e 51 vjeçarit Artan Ismalaja, personi i cili dyshohet se vrau me thikë gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe.

Krimi i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Bubq të Fushë-Krujës brenda një automjeti tip “Ford” ku autori i dyshuar e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten.

Në kushtet e rëndesës psikologjike pas aktit të kryer, 51-vjeçari tentoi vetëvrasjen me thikë, por është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.


(Foto e publikuar nga Panorama)

Çifti ishin prindër të dy djemve, më i madhi 22 vjeç dhe i vogli 16 vjeç. Artan Ismalaja është me profesion kameraman dhe ka një biznes pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.

“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë ka folur edhe roja i godinës. Ai është shprehur se ka menduar se çifti ishte në momente intime dhe ka shkuar për t’i larguar , por i ka gjetur “të larë” në gjak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu