Dhunohet kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

0

Dhunohet dhe kërcënohet me jetën kandidati i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Elbasan mes kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmenit të njohur të peshkut Gjergj Luca.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Boçi ka shkuar për takim me banorët, në kuadër të parapërgatitjes për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Dy personat e përfshirë në konflikt kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa Boçi pritet që të bëjë dhe një deklaratë për mediat në minutat në vijim.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që biznesmeni Luca bëhet protagonist në përplasjet me demokratët, pasi ai dhe më herët ka sulmuar qoftë opozitën, qoftë edhe presidentin e vendit Ilir Meta, pas cilësimit që ky i fundit i bëri si oligark.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu