Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 23-vjeçari, shpallen në kërkim vëllezërit e tij (Emri)

0

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 23 vjecar ditën e sotme pasi akuzohet për kultivim narkotikësh. Në kërkim janë shpallur dhe dy vëllezërit e tij.

Policia ben me dije se gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet si autor shtetasi Veri Markaj.

Njoftimi:

Kukës

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndalohet një 23-vjeçar për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë 2 vëllezrit e tij.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, si dhe në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve që kultivojnë bimë narkotike, bënë ndalimin e shtetasit Veri Markaj, 23 vjeç,  banues në fshatin Vrrij, pasi më datë 19.08.2021, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet autorë shtetasi Veri Markaj.

Gjithashtu, po hetohen në gjendje të lirë  2 vëllezrit e tij,  shtetasit M.M.,  dhe Y. M., për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu